Aktualitet

VIDEO/ Babai i Elena Hysës: Dan Hutra më mori në telefon kur doli nga burgu

Zaim Hysa thotë se Hutra e telefonoi dhe i kërkoi që t'i kthente borxhin prej 3300 Euro.

8 Mars 2023, 23:05 Nga F.M
VIDEO/ Babai i Elena Hysës: Dan Hutra më mori në telefon kur doli
Zaim dhe Erjon Hysa

TIRANË- Zaim Hysa, babai i Elena Hysës, gruas së Dan Hutrës ka treguar se autori i masakrës së Paskuqanit e ka marrë në telefon në momentin që ka dalë nga burgu. Në një intervistë për emisionin 'Uniko', Zaim Hysa thotë se Hutra e telefonoi dhe i kërkoi që t'i kthente borxhin prej 3300 Euro.

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: E more vesh kë të kishin vrarë, kë të kishin plagosur, kush ta kishte bërë?

Spartak Koka: Ta thanë që kush e ka bërë krimin?

Spartak Koka: Ta tha pastaj policia kur erdhe këtu?

Zaim Hysa: Jo. Policia s’e dinte për vete.

Spartak Koka: Ty ku të shkoi mendja?

Zaim Hysa: Unë e dija që ky e ka bërë këtë.. Edhe më pyetën mua këta, a ke folur me të? Kur ka dalë prej burgu? S’di gjë unë thashë kur ka dalë, po për të folur kam folur.

Spartak Koka: Kishe folur ti pasi ka dalë nga data 16 Shkurt? Kishe folur në telefon me Dan Hutrën?

Zaim Hysa: Po. Ka marrë ai në telefon. Më tha mua, kur t’i bie ato lekët që të kam borxh. 3300 Euro. Gjoja sipas atij.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

zaim hysa elena hysa dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll