Aktualitet

Lanë Kukësin për Londrën, emigrantët: Jemi të suksesshëm në rrugën tonë, vijmë shpesh por nuk gjejmë atë që shpresojmë

Shumë prej këtyre emigrantëve kanë rrëfyer për punët që bëjnë në Londër dhe për arsyet që nuk i shtyjnë të kthehen më në Shqipëri.

8 Mars 2023, 23:16 Nga F.M
Lanë Kukësin për Londrën, emigrantët: Jemi të
Emigrant

KUKËS- Shumë shqiptarë, banorë të Kukësit kanë zgjedhur rrugën e emigrimit si zgjidhjen për të dalë nga kriza ku jetojnë në vendin e tyre dhe mënyrën për të ndihmuar familjen. Sot, të ndodhur në Kukës, shumë prej këtyre emigrantëve kanë rrëfyer për punët që bëjnë në Londër dhe për arsyet që nuk i shtyjnë të kthehen më në Shqipëri. Për mikrofonin e Report TV, ata shprehen se miqësinë e dashurinë e kanë në Kukës, bashkë me familjet, por nga ana e konomike, vendlindja nuk u jep asnjë shtysë që të kthehen.

Prononcimet:

Qytetari: Jam nga Kukësi, jam shkolluar në  Tiranë, kam mbaruar inxhinierinë e ndërtimit në Tiranë. Prej 3 vitesh kam ardhur në Angli. Punoj si inxhinier ndërtimi në një kompani lider në Britani. Miqtë e shokët që jam rrit në Kukës i gjeta këtu.

Qytetari: Kam një kompani time nuk është se jam shumë i suksesshëm, por jam i suksesshëm në rrugën time. Ndjehem krenar që paguaj taksat dhe kam kompaninë time”.

Qytetari: Gjeta vështirësitë e para të jetës se nuk kisha zanat punova berber, mësova zanatin dhe sot prej 4 vjetësh kam dyqanin tim në zonën e Six me një skuadër prej 4 vetash”.

Qytetari: Kam ardhur në 24 maj 1998 në Londër dhe kur erdha këtu erdha për një jetë më të mirë”.

Qytetari: Preferoj të flas shqip dhe fëmijët e mi unë ju flas shqip dhe të 3 fëmijët e flasin shqipen”.

Qytetari: Kam dy çuna që më kanë lindur në Angli, por kur kam ardhur nuk e mendova që do bëhesha familjar dhe do të shtoja popullsinë e Anglisë, por dua të shtoj popullsinë e Shqipërisë. Shkoj shpesh në Shqipëri, por nuk e gjej asnjëherë atë që mendoj por shpresoj. Kurbetin ta lavdrofshin e në të mos qofshin kanë thënë të moçmit tanë”.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll