Sport

Dortmundi u eliminua nga Champions League, Bellingham kthehet në problem...

Bild shton se paratë shtesë të fituara në Champions League, mund të përdoreshin për të bindur anglezin që të qëndrojë në Gjermani edhe për një sezon

8 Mars 2023, 19:25 Nga DOSJA
Dortmundi u eliminua nga Champions League, Bellingham kthehet në problem...

GJERMANI - Borussia Dortmund u eliminua të martën nga Champions League, pasi humbi në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të me rezultatin 2-0 nga Chelsea, pas triumfit (1-0) në ndeshjen e parë. Sipas Bild, klubi gjerman, tani përballet me një tjetër problem, përveç eliminimit nga liga e milionerëve.

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të interesuar në futbollin evropian, me Liverpool dhe Real Madrid në krye dhe largimi i tij nga Borussia Dortmund në fund të sezonit bëhet më evident.  Eliminimi nga Champions League bëri që gjermanët të humbnin mundësinë për të fituar menjëherë edhe 10.6 milionë euro të tjera. Kështu, tani Borussia Dortmund mund të 'detyrohet' ta shesë lojtarë për të sulmuar merkato gjatë verës, me Bellinghamin në ballë.

Bild shton se paratë shtesë të fituara në Champions League, mund të përdoreshin për të bindur anglezin që të qëndrojë në Gjermani edhe për një sezon, diçka që tani nuk është e mundur. Stema e Signal Iduna Park mund të mos ketë zgjidhje tjetër veçse të shesë Jude Bellingham, Liverpool dhe Real Madridi fërkojnë duart.

Mesfushori anglez 19-vjeçar po kryen kampionatin e tij të tretë në Borussia Dortmund. Këtë sezon ai ka shënuar 10 gola dhe gjashtë asistime në 32 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll