Sport

Djokoviç në mesin e “pazareve” politike amerikane, merr mbështjetjen e rivalit të Trump

Guvernatori i Floridës, Ronald DeSantis, po del si kundërshtari kryesor i Donald Trump në mesin e republikanëve para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

8 Mars 2023, 17:49 Nga DOSJA
Djokoviç në mesin e “pazareve” politike amerikane, merr

SHBA - Të martën, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i ka dërguar një letër speciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe ka kërkuar që Biden ta lejojë serbin të hyjë në shtet, sipas “Newsweek”!

Ata që nuk i njohin aq mirë ngjarjet politike, duhet ta dinë se kjo ka fuqi dhe ndikim jashtëzakonisht të madh, sepse bëhet fjalë për një nga politikanët më të fuqishëm në Amerikë!

Guvernatori i Floridës, Ronald DeSantis, po del si kundërshtari kryesor i Donald Trump në mesin e republikanëve para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Ai mbron pozicione të ngjashme të vështira, por ndryshe nga Trump, ai nuk ndiqet nga skandale. Disa e quajnë atë "Trump me tru".

Guvernatori i Floridës kishte duart plot vitin e kaluar. Pasi uragani Ian shkatërroi atë shtet amerikan, Ron Desantis (44) u tregua si menaxher krizash.

Çdo ditë, Ron dhe gruaja e tij Kejsi shkonin në zonat e katastrofave dhe bënin gjithçka që mundeshin për të ndihmuar njerëzit. Kjo përmirësoi ndjeshëm pozitat e tij në garën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll