Sport

Humbi 5-1, Brugge shkarkon trajnerin Scott Parkes, vetëm pas 67 ditësh në pankinë!...

Bilanci i tij sportive: vetëm dy fitore në më shumë se dy muaj në krye të pankinës belge, e ka lënë Club Brugge larg luftës për titull dhe e ka eliminuar nga Champions League ndaj një Benfica të pamëshirshme.

8 Mars 2023, 18:04 Nga DOSJA

BELGJIKE - 'Epoka e Scott Parker' nuk ka zgjatur shumë në Bruges. Anglezi nuk është më trajner i skuadrës belge, siç ka bërë të ditur nga vetë klubi. Humbja 5-1 ndaj Benficës në Champions League dhe eleminimi si pasojë, ishte vendimtar për t'i dhënë fund pozicionit të një trajneri, që mezi ka arritur dy fitore në 12 ndeshje.

Anglezi, dikur i Bournemouth dhe i cili u shkarkua pas humbjes 9-0 kundër Liverpool në ditët e para, mbërriti në Belgjikë më 31 dhjetor të vitit të kaluar për të zëvendësuar Carl Hoefkens. Bilanci i tij sportiv, vetëm dy fitore në më shumë se dy muaj, e ka lënë Club Brugge larg në luftën për titull dhe e ka eliminuar nga Champions League ndaj një Benfica të pamëshirshme.

Humbi 5-1, Brugge shkarkon trajnerin Scott Parkes, vetëm pas 67 ditësh

Në Belgjikë thuhet se Alfred Schreuder, trajneri që fitoi ligën belge vitin e kaluar dhe më pas shkoi te Ajax (ku u shkarkua), synon të rikthehet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll