Sport

Mbron emigrantët! Lineker në qendër të polemikave për qëndrimin e tij kundër qeverisë. Mund të largohet edhe nga BBC...

Ish-futbollisti, tani në rolin e një gazetari dhe opionisti sportiv, ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me një masë të shpallur nga Sekretarja i Shtetit për Punët e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar.

8 Mars 2023, 19:07 Nga DOSJA

ANGLI - Gary Lineker, ish-sulmuesi anglez, është në shënjestër të shumë kritikave, pasi këtë të martë ka bërë një mesazh për mosmiratimi në rrjetet sociale për një masë të shpallur nga Suella Braverman, Sekretarja e Shtetit për Punët e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Braverman njoftoi një plan, ku objektivi kryesor i të cilit është të ndalojë ardhjen e pakontrolluar të refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke vendosur një gjobë ndaj tyre.

Si përgjigje, Lineker nuk la asgjë pa thënë. "Zoti im, kjo është përtej e tmerrshme. Nuk ka një fluks të madh refugjatësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se shumica e vendeve në Europë. Kjo është një politikë e egër, e madhe, e drejtuar ndaj njerëzve më të cënueshëm, në një mënyrë që nuk është larg atyre që përdorën gjermanët në vitet ‘30. A jam unë ai që e kam gabim?”,- pyet ai.

Mbron emigrantët! Lineker në qendër të polemikave për

Shtypi anglez thekson se drejtuesit e BBC-së, ku Lineker është komentator sportiv, kanë folur tashmë me ish-lojtarin dhe se largimi i tij nga stacioni është i mundshëm. Madje, Prokuroria Publike ka kërkuar edhe shkarkimin e anglezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll