Ivana Knoll ‘tallet’ me Manchester United, pas fitores së thellë të Liverpoolit...
ANGLI - Liverpool fitoi ndaj Manchester United në klasikun e Anglisë të luajtur të dielën e kaluar në Premier ...
Betis do ta kalojë natën këtë të enjte në Manchester dhe do të stërvitet në kompleksin sportiv të Manchester Cityt përpara se të fluturojë për në Seville.
ANGLI - Korrikun e kaluar, Joaquín dhe Haaland patën një videot virale së bashku gjatë verës. Pasi u takuan rastësisht duke pirë një kafe në Marbella, ata u prezantuan nga një mik i përbashkët, bënë foto së bashku dhe lojtari nga Puerto, me humorin e tij të zakonshëm, regjistroi veten pranë norvegjezit, duke i thënë se “për të nuk kishte më vend te Betis”. Aty lindi një miqësi, që vazhdoi edhe disa javë më vonë.
Manchester City vizitoi Ramón Sánchez-Pizjuán në fazën e grupeve të Champions League dhe trajneri i tij, Pep Guardiola, vendosi që futbollistët e tij të kalonin natën në Seville dhe të stërviteshin në Ciudad Deportiva Luis del Sol, përpara se të ktheheshin në Angli. Ishte një moment që Haaland e shfrytëzoi rastin për të ndarë në rrjetet e tij sociale një foto të dollapit të Joaquín me një mesazh pas fitores ndaj Sevillas: “Shpresoj që legjenda të jetë e lumtur sot”.

Këtë të premte kapiteni i Betisit do të ketë mundësinë t'ia kthejë vizitën mikut të tij të norvegjez. Pas ndeshjes së parë të fazës së 16-të të UEFA Europa League, që bardhejeshilët do të luajnë në Old Trafford kundër ‘Djajve të Kuq’, skuadra e Betisit do të flejë në Manchester dhe para se të kthehet në Seville, do të stërvitet në kompleksin sportiv të Manchester Cityt, duke i larë kështu borxhin.
Mbetet për t'u pare, nëse programi i skuadrës së Pellegrinit dhe ‘Qytetarëve’ të Guardiolës, lejon apo jo një ribashkim mes Joaquín dhe Haaland. Por do ta ketë të vështirë për njeriun e Portos, që të mos kujtojë në rrjetet e tij sulmuesin norvegjez, i cili pluhurosi të gjitha rekordet e golave në sezonin e tij të parë në Premier League. E nëse jo, ata do të kenë gjithmonë Marbella, ku të dy kanë kaluar verën e kaluar.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpool fitoi ndaj Manchester United në klasikun e Anglisë të luajtur të dielën e kaluar në Premier ...
TIRANE - Nga vështirësitë për të luajtur futboll në Shqipëri, tek arbitrimi i ndeshjeve nga vajzat jo vetëm në kamp...
SPANJE - Barcelona është në trazira prej disa javësh me një rast të ri. El Mundo zbuloi se për disa vite ...
GJERMANI - Paris-Saint-Germain po luan të ardhmen e tij në Champions League, këtë të mërkurë në mbrëmje kund&e...
ITALI - Që kur shpalli fundin e karrierës tetorin e kaluar, Franck Ribery kishte refuzuar çdo kërkesë për intervistë...
TIRANE - Në kuadrin e 100-vjetorit të klubit shumësportësh, Flamurtari i qytetit të Vlorës, në bashkëpunim me Bashkin&...
DUBAI - Joana Sanz po kalon një moment delikat pas gjithçkaje që po ndodh me bashkëshortin e saj Dani Alves, i akuzuar p&...
GJERMANI - Është koha për t'u kthyer prapa dhe për të bërë gjithçka mbrapsht, gjë që ndonjëherë nu...
GJERMANI - Pavarësisht humbjes së saj në Parc des Princes në ndeshjen e parë (0-1) të fazës eliminatore të Champions Lea...
ANGLI - Kamerat televizive e kanë fiksuar mjaft qartë episodin. Një moment interesant ka ndodhur në fundin e ndeshjes ndaj Borussia Dortmu...