Bota

'Situata është keqkuptuar'/E shkarkoi nga puna dhe e talli, Elon Musk i kërkon falje punonjësit me aftësi ndryshe: Ai mund të rikthehet në punë

Musk publikoi në 'Twitter' një shkrim që e përshkruan Thorleifsson si “më të keqin” përpara se ta fshinte atë.

8 Mars 2023, 18:52 Nga a.l
'Situata është keqkuptuar'/E shkarkoi nga puna dhe e talli,
Elon Musk, Halli Thorleifsson

SHBA- Pronari i platformës 'Twitter', Elon Musk i ka kërkuar falje një punonjësi të tij me aftësi të kufizuara, pas talljeve që bëri në rrjet. Kjo erdhi pasi punonjësi i 'Twitter', Halli Thorleifsson, pyeti Musk nëse ishte pushuar nga puna.

“Shefi i HR nuk është në gjendje të më konfirmojë nëse jam i pushuar apo jo”.

Musk i është përgjigjur se “Çfarë pune keni bërë?”. Pas një sërë pyetje-përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një email ku ishte lajmëruar për shkarkimin nga puna. Musk publikoi në 'Twitter' një shkrim që e përshkruan Thorleifsson si “më të keqin” përpara se ta fshinte atë, shkruajnë mediat e huaja. 

Do doja t’i kërkoja falje Hallit për keqkuptimin e situatës së tij. Ai po mendon të vazhdojë të punojë në Twitter”, tha Musk.

“Teoria ime është se ata bënë një gabim dhe tani po kërkojnë çdo gjë që për të shmangur detyrimet e tyre kontraktuale,” tha Hallit.

halli thorleifsson

Sondazh

Poll