Bota

Shpërthimi 'Nord Stream'/ Borrell: Unë nuk kam frikë nga e vërteta

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonsson. 

8 Mars 2023, 18:20 Nga a.l
Shpërthimi 'Nord Stream'/ Borrell: Unë nuk kam frikë
Josep Borrell

SHBA- Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i është përgjigjur kajmeve që qarkullojnë në media  lidhur me përgjegjësit për sulmet në tubacionet e gazit natyror Nord Stream 1 dhe 2, duke deklaruar se nuk ka frikë nga e vërteta. Shkak për këto komente është bërë publikimi i gazetës amerikane New York Times sipas të cilës zyrtarët amerikanë, pasi kanë shqyrtuar informacionin në duart e tyre, kanë treguar se një organizatë pro-ukrainase ishte përgjegjëse për sulmet.

“Nuk kam frikë nga e vërteta. Çdo të vërtetë. Por ne po flasim për (...) spekulime”, u tha Borrell gazetarëve pas takimit që pati me ministrat e mbrojtjes të vendeve të BE-së në Stokholm. Ai kujtoi gjithashtu se hetimet për këtë rast vazhdojnë në Suedi, Danimarkë dhe Gjermani.

“Për sa kohë që hetimet vazhdojnë, nuk mund të nxjerrim përfundime përfundimtare. Më duhet të pres derisa të kemi një kuptim të qartë të asaj që ka ndodhur”, shtoi ai.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonsson. 

“Ndërsa procesi hetimor vazhdon, nuk dua të nxjerr asnjë përfundim. Dua të pres derisa të përfundojë hetimi”, tha ai.

Borrell tha gjithashtu se ai propozoi që vendet e BE të shpenzojnë 1 miliard euro për një blerje të përbashkët municionesh për Ukrainën dhe gjithashtu për të rimbushur rezervat e tyre .

josep borrell

Sondazh

Poll