Bota

Tonino Picula kryeson delegacionin e PE për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi

Misioni prej 7 anëtarësh i PE në Mal të Zi do të mbërrijë të enjten, më 16 mars.

8 Mars 2023, 17:41 Nga k.m.
Tonino Picula kryeson delegacionin e PE për monitorimin e zgjedhjeve
Tonino Picula

PODGORICË- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, do të udhëheqë delegacionin e këtij institucioni të Bashkimit Evropian, i cili do të monitorojë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi që do të mbahen më 19 mars. Sipas REL, misioni prej 7 anëtarësh i PE në Mal të Zi do të mbërrijë të enjten, më 16 mars.

Në Podgoricë, ai do të zhvillojë takime me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE/ODIHR, përfaqësuesen e përhershme të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Ioanna Popa, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së të akredituara në Mal të Zi, dhe organizata të tjera ndërkombëtare si misioni i Këshillit të Evropës.

“Zgjedhjet që do të mbahen në Malin e Zi pas pak më shumë se dy javësh sigurisht që do të shënohen nga polarizimi që paralizon jetën politike të vendit kandidat më të avancuar për anëtarësim në BE për më shumë se dy vjet. Varet nga ne, si mision për të monitoruar ligjshmërinë e zbatimit të zgjedhjeve,”- tha Picula.

Picula dhe anëtarët e misionit do të zhvillojnë një takim me përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare mbi temat e legjislacionit zgjedhor dhe monitorimit të zbatimit të procesit zgjedhor, me të cilët do të analizojnë fushatat e kandidatëve, si dhe pasqyrimin mediatik të zgjedhjeve.

Ai do të takohet edhe me kandidatët për president të Malit të Zi. 

tonino picula

Sondazh

Poll