Bota

Humbi jetën në aksidentin e trenave në Greqi, identifikohet viktima e 56-të

Bëhet fjalë për një emigrant sirian, identifikimi i të cilit është bërë përmes mostrës së ADN-së të dërguar nga vëllai i tij nga jashtë.

8 Mars 2023, 16:31 Nga a.l
Humbi jetën në aksidentin e trenave në Greqi, identifikohet
Greqi

GREQI- Është identifikuar viktima e 56-të e aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një emigrant sirian, identifikimi i të cilit është bërë përmes mostrës së ADN-së të dërguar nga vëllai i tij nga jashtë.

Viktimat e aksidentit janë gjithsej 57. Me identifikimin e emigrantit sirian, trupat e identifikuar të aksidentit në Tempe tani arrijnë në 56. Tashmë ka mbetur identifikimi i një studenti të ri të arkitekturës. Prindërit e saj thanë se ajo ishte zhdukur, por asnjë mostër e ADN-së nuk u gjet në rrënojat që të përputhej me atë që dhanë prindërit e saj. Procesi vazhdon.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll