Bota

Tronditëse në Greqi/ Biznesmeni nga Janina urdhëroi vrasjen e gruas së tij shtatzënë, 3 burra e tërhoqën zvarrë dhe e hodhën në liqen

Të tre pasi zbritën 31-vjeçaren nga makina e tërhoqën nga duart dhe flokët dhe duke e shtyrë me dhunë, fillimisht e ngritën në ajër, e tërhoqën zvarrë në bregun e liqenit të Janinës në një distancë rreth 3 metra, e ngritën sërish në ajër dhe e hodhën në liqen.

8 Mars 2023, 16:03 Nga a.l
Tronditëse në Greqi/ Biznesmeni nga Janina urdhëroi vrasjen e
Foto ilustruese

GREQI- Një rast i rëndë i tentativës për vrasje është raportuar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një biznesmen në Janinë ka planifikuar vrasjen e gruas së tij shtatzënë. Burri identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka porositur 3 burra që ta hedhin atë në liqen. Shkak i këtij plani tronditës janë bërë mosmarrëveshjet e çiftit dhe kërkesës së gruas për t'u divorcuar. 

Për të sqaruar konfliktet e tyre ata vendosën  një vend takimim por burri nuk ishte vetëm, ai kishte marrë me vete 3 persona të tjerë. Në këtë moment, të tre pasi zbritën 31-vjeçaren nga makina e tërhoqën nga duart dhe flokët dhe duke e shtyrë me dhunë, fillimisht e ngritën në ajër, e tërhoqën zvarrë në bregun e liqenit të Janinës në një distancë rreth 3 metra, e ngritën sërish në ajër dhe e hodhën në liqen.

Biznesmeni e ka parë skenën dhe ka qëndruar indiferent. Pastaj të katër burrat u larguan së bashku dhe e lanë vajzën në liqen. Në fakt, siç e përshkruan ajo, kur janë larguar ata nuk kanë parë pas për të parë nëse ka dalë në sipërfaqen e liqenit apo jo. Me shumë përpjekje dhe ndërsa temperatura atë ditë ishte 6 gradë Celsius, vajza arriti të dilte në breg (në një rrugë buzë liqenit). E lagur, e plagosur dhe e vuajtur, ajo shkoi te makina e saj dhe gjeti celularin e saj. Menjëherë ka lajmëruar Policinë duke thënë "më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë".

Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë. Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë. Qëllimi i biznesmenit ishte të hidhte në liqen të fejuarën e tij për të abortuar foshnjën që mbante në krahë, babai i së cilës ishte vetë ai. Biznesmeni dhe dy personat e tjerë që kontribuan në të gjithë operacionin ndaj 31-vjeçares u arrestuan, ndërsa identiteti i personit të katërt nuk u bë i ditur.

Sondazh

Poll