Bota

Jetoi 3 shekuj të ndryshëm, vdes në moshën 128-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

Ajo u rrit në një fermë misri dhe nuk shkoi kurrë në shkollë dhe nuk dinte të lexonte apo të shkruante.

8 Mars 2023, 15:54 Nga a.l
Jetoi 3 shekuj të ndryshëm, vdes në moshën
Johanna Mazibuko

AFRIKË E JUGUT- Një grua që thuhet se është personi më i vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në moshën 128-vjeçare, pasi ka jetuar tre shekuj të ndryshëm. Johanna Mazibuko, vdiq në shtëpinë e saj në Jouberton, Provinca Veri-Perëndimore. Njerëzit e afërt thanë se ajo kishte dokumente identiteti që vërtetojnë se ajo kishte lindur më 11 maj 1894, shkruajnë mediat e huaja. 

Ajo u rrit në një fermë misri dhe nuk shkoi kurrë në shkollë dhe nuk dinte të lexonte apo të shkruante. Mazibuko kishte shtatë fëmijë, dy prej të cilëve janë ende gjallë, dhe më shumë se 50 nipër e mbesa. Ajo festoi 128-vjetorin e saj të lindjes vitin e kaluar. Mazibuko i mbijetoi të dyja Luftërave Botërore dhe ishte gjallë gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Victoria, fluturimit të parë të vëllezërve Wright dhe revolucionit rus.

Kur të vdes, ata duhet të therin një lopë për mua. Duhet të më varrosin mirë, që të mos i shqetësoj kurrë”, tha ajo. 

johanna mazibuko

Sondazh

Poll