Bota

'Turp i madh'/ Liderit çeçen, Ramazan Kadyrov i vjedhin kalin

Në vitin 2014, kalit iu ndaluan garat dhe fitimet e tij u ngrinë pasi Kadyrov u vu nën sanksionet evropiane pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

8 Mars 2023, 15:43 Nga a.l
'Turp i madh'/ Liderit çeçen, Ramazan Kadyrov i vjedhin
Ramazan Kadyrov

ÇEKI- Policia në Republikën Çeke po kërkon informacion mbi një kalë garash të vjedhur në pronësi të liderit çeçen Ramzan Kadyrov. Zazou, një racë e pastër me vlerë rreth 17,000 £, u zhduk nga një stallë jashtë Pragës të premten mbrëma, tha policia lokale në një deklaratë.

Mediat e huaja raportojnë se, Kadyrov e kishte blerë kalin në Dubai në vitin 2012 dhe e kishte zhvendosur atë në një stallë në Republikën Çeke. Zazou ishte renditur më parë në mesin e më të mirëve në botë dhe fitoi të paktën 1 milion € (800,000 £) gjatë karrierës së tij. Në vitin 2014, kalit iu ndaluan garat dhe fitimet e tij u ngrinë pasi Kadyrov u vu nën sanksionet evropiane pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Kadyrov është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin dhe një mbështetës i vendosur i luftës në Ukrainë. Të mërkurën në mëngjes, udhëheqësi çeçen hyri në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke e përshkruar zhdukjen e kalit si një "turp të madh".

ramazan kadyrov

Sondazh

Poll