Bota

8 Marsi/ Putin: Gratë janë pjesë e rëndësishme e popullit rus

Presidenti falënderoi gratë që po i ndihmojnë ushtarët.

8 Mars 2023, 15:21 Nga a.l
8 Marsi/ Putin: Gratë janë pjesë e rëndësishme e
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se gratë janë një pjesë shumë e rëndësishme e popullit rus. Ai e bëri këtë deklaratë kur u takua me gra të njohura ruse në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

"Dua të them se ju, dhe gratë e vendit , jeni pjesa më e rëndësishme e popullit rus”, tha presidenti një prej pjesëmarrësve të takimit.

Anna Zheleznaya, një profesore në Universitetin Kombëtar Mjekësor të Donetsk Gorky, e cila mori titullin 'Punonjës i nderuar i Kujdesit Shëndetësor Rus', tha në ceremoni se ishte mirënjohëse ndaj presidentit dhe të gjithë popullit rus për ndihmën ndaj Republikës Popullore të Donetskut. Presidenti falënderoi gratë që po i ndihmojnë ushtarët, shkruajnë mediat huaja. 

"E di që djemtë i urojnë gratë edhe në vijën e frontit, ju trajtojnë me shumë kujdes dhe ndihen shumë mirënjohës ndaj jush për ndihmën që u jepet atyre që kanë nevojë. Ju faleminderit shumë dhe ju uroj fat," tha ai.

vladimir putin

Sondazh

Poll