Politike

2 takimet sot në PD, Berisha flet për negociatat me aleatët: Kemi mirëkuptim të plotë

Sali Berisha u shpreh se negociatat po ecin shumë mirë, por nuk dha detaje.

8 Mars 2023, 16:04 Nga k.m.
2 takimet sot në PD, Berisha flet për negociatat me aleatët: Kemi
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka mirëkuptim të plotë me aleatët në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. Sot, pas takimit me kreun e PAA (Partisë Agrare Ambintaliste), kreu i Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se negociatat po ecin shumë mirë, por nuk dha detaje.

“Kemi pasur mirëkuptim të plotë dhe po ecin shumë mirë negociatat me aleatët tanë,”- theksoi Berisha në një prononcim të shkurtër për Euronews Albania.

Paraditen e sotme, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë sot Sali Berishës. Gjykata e Apelit vendosi që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

sali berisha

Sondazh

Poll