Politike

DEA në Shqipëri, Manja: Shenjë e besimit të fortë ndaj institucioneve shqiptare

Manja tha se bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë me partnerët amerikanë ka qenë korrekt.

8 Mars 2023, 13:18 Nga A.B
DEA në Shqipëri, Manja: Shenjë e besimit të fortë ndaj
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e ka cilësuar angazhimin e DEA-s amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri, si një shenjë të fortë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve. Pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha se bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë me partnerët amerikanë ka qenë korrekt.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritjeKa një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

Dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së njoftoi se DEA ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë. Sipas njoftimit DEA ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsaap dhe një adresë e-maili për këdo që ka informacion në lidhje me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drogërave, krimin e organizuar apo pastrimin e parave të lidhura me drogën.

ulsi manja

Sondazh

Poll