Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Agron Duka i shkon në zyrë Sali Berishës, 40 minuta takim "kokë më kokë"

Takimi, i cili zgjati 40 minuta, vjen pas propozimit të Berishës, që të gjitha partitë opozitare të hyjnë në një koalicion të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.

8 Mars 2023, 15:50 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit, Agron Duka i shkon në zyrë Sali Berishës,
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë kryedemokratit Sali Berisha. Pas Vangjel Dules, në selinë blu ka shkuar kreu i PAA-së dhe diskutimet e tyre kanë pasur në foksur zgjedhjet lokale të 14 majit. Takimi, i cili zgjati 40 minuta, vjen pas propozimit të Berishës, që të gjitha partitë opozitare të hyjnë në një koalicion të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.

Nuk dihet ende vendimi i Dukës nëse do të mbështesë apo jo kandidatët e Primarëve, pasi në të shkuarën, në daljet e tij publike është shprehur se PAA do të garojë e vetme për Këshillat Bashkiakë. 

agron duka

Sondazh

Poll