Politike

Takimi me Yuri Kim, Gjiknuri: Zgjedhjet e 14 Majit dhe rekomandimet e OSBE ishin në fokus të diskutimit

Gjiknuri zbuloi se në qendër të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it. 

8 Mars 2023, 12:47 Nga A.B

Takimi me Yuri Kim, Gjiknuri: Zgjedhjet e 14 Majit dhe rekomandimet e OSBE ishin

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yur Kim ishte sot në selinë e PS. Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri zbuloi se në qendër të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it. 

'Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.'- shkruan Gjiknuri. 

damian gjiknuri yuri kim

Sondazh

Poll