Politike

Takimi me Yuri Kim, Alibeaj: U ndalëm te zgjedhjet, e garantova për përfaqësimin tonë të denjë në 14 Maj

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se fokusi i takimit ishin zgjedhjet e 14 Majit si dhe zhvillimet e fundit në vend.

8 Mars 2023, 13:53 Nga I.A
 
Takimi me Yuri Kim, Alibeaj: U ndalëm te zgjedhjet, e garantova për
Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin që pati ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se fokusi i takimit ishin zgjedhjet e 14 Majit si dhe zhvillimet e fundit në vend. Po ashtu Alibeaj shkruan se në emër të PD-së ka garantuar Kim për vullnetin e tyre për tu përfaqësuar denjësisht zgjedhje.   

Postimi i Plotë:

Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale. Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.

enkelejd alibeaj yuri kim

Sondazh

Poll