Aktualitet

Shijak, 15 banesa të pabanueshme. Arbana: Kemi marrë masa për sistemimin e të gjithë banorëve

22 Shtator 2019, 13:11 Nga DOSJA
Shijak, 15 banesa të pabanueshme. Arbana: Kemi marrë masa për

SHIJAK- “15 banesa të pabanueshme në njësitë administrative të bashkisë së Shijakut dhe 95 banesa me dëmtime të lehta. Ky është bilanci paraprak i dëmeve që kanë shkaktuar lëkundjet sizmike në bashkinë e Shijakut”,– bën të ditur kryetari i bashkisë Elton Arbana.

Për DurrësLajm, Arbana thekson se janë marrë të gjitha masat dhe në bashkëpunim edhe me deputetët e zonës janë sistemuar banorët e shtëpive që janë kthyer në të pabanueshme. Këto banesa ndodhen në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Në njësinë administrative të Maminasit janë ngritur 3 çadra me kapacitet 24 persona, ku janë sistemuar 3 familje, të cilat edhe për shkak të gjësë së gjallë që kanë nuk duan të largohen nga banesat.

Ndërkohë, një familje me 8 anëtarë është sistemuar pranë Kavaleshencës Durrës. Në Gjepalaj, në ambientet e një shkolle, që nuk frekuentohet nga nxënësit, është ngritur një qendër emergjence ku planifikohet të sistemohen banorët e shtëpive që janë kthyer në të pabanueshme.

Sipas kryebashkiakut Arbana, janë ngritur grupet e punës që po bëjnë konstatimet dhe verifikimet në terren tek të gjitha banesat e dëmtuara apo të krisura.

(Marrë nga DurrësLajm)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shijak earthquake albania elton arbana termet i forte ne shqiperi bashkia shijak earthquake albania elton arbana termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2019, 22:19

FUSHE-KRUJE– Sot iu bë atentat tek dera e shtëpisë në fshatin Nikël në Fushë-Krujë, por Mareglen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë  e Shtetit. Bur...