Politike

Pas takimit në PS me Gjiknurin, ambasadorja Yuri Kim do takojë Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Takimi vjen vetëm pasi si Enkelejd Alibeaj, edhe Sali Berisha kanë bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo pasi të dyja palët pretendojnë se mbajnë vulën e partisë.

8 Mars 2023, 11:18 Nga k.m.
Pas takimit në PS me Gjiknurin, ambasadorja Yuri Kim do takojë
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbyllkur sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin. Fill pasi mbaroi takimin me të në selinë rozë, takoi edhe deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt në kryesinë e Kuvendit.

Takimi vjen vetëm pasi si Enkelejd Alibeaj, edhe Sali Berisha kanë bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo pasi të dyja palët pretendojnë se mbajnë vulën e partisë. Por do jetë KQZ e cila do të vendosë nesër për fatin e Partisë Demokratike, se cili prej dy kampeve do të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

yuri kim

Sondazh

Poll