Politike

“Mbështesim procesin e Berlinit”/ Kim: Kur ky proces nuk po lëvizte mbështesnim fort Ballkanin e Hapur

Ambasadorja deklaroi se në kohën kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Open Balkan.

8 Mars 2023, 11:17 Nga A.B
“Mbështesim procesin e Berlinit”/ Kim: Kur ky proces nuk po
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim shprehu ditën e sotme mbështetjen e vendit të saj për Procesin e Berlinit. Ambasadorja deklaroi se në kohën kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Open Balkan.

“Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të Berlinit dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit. Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”, tha Yuri Kim.

yuri kim

Sondazh

Poll