Politike

Alibeaj përsërit thirrjen ndaj Berishës: Ta mbyllim me kaq e të bashkëpunojmë për zgjedhjet lokale

Ai shtoi se kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë dhe se çdo konflikt duhet lënë pas.

7 Mars 2023, 23:31 Nga F.M
Alibeaj përsërit thirrjen ndaj Berishës: Ta mbyllim me kaq e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim me kryedemokratin Sali Berisha. Në një takim me strukturat e PD-së në degën 12 në Tiranë, Alibeaj u shpreh se është i gatshëm të fusë në listat e e 14 majit edhe kandidatët e dalë nga Primaret. Ai shtoi se kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë dhe se çdo konflikt duhet lënë pas.

“Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ju jo e jo. Keni besuar te vlerat e PD, ndaj këtë do doja si mesazh të parë t’ua sugjeroja. Kurrëfarë triumfalizmi nuk duhet të kemi ne lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit. Unë kam qenë i bindur, se një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte. PD nuk mund të jetë parti e një personi, nuk mund të jetë pronë private. Është parti, është organzimim që ka brenda mundin dhe sakrificën e shumë e shumë demokratëve, që besojnë në vlerat tona. Nuk mund të përdoret një parti si pronë e dikujt. Asnjë shenjë revanshizmi, asnjë sinjal triumfalizmi. Ne jemi dy muaj para zgjedhjeve lokale dhe fokusi kryesor i demokratëve, janë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Fokusi kryesor i të gjithë neve duhet të jenë zgjedhjet lokale. Ua kërkoj demokratëve të çdo lloj niveli, në çdo kontakt tonin me demokratët dhe qytetarët të fokusohemi te zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale nuk janë vetëm një marrëdhënie mes partive politike dhe anëtarësisë, më shumë se kaq janë çështje e shqiptarëve. Ta lëmë pas, ta mbyllim me kaq,”- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll