Politike

Rama nxjerr pamjet nga Berlini: Forumi Ndërkombëtar i Turizmit do të mbahet në Tiranë në muajin prill

Gjithçka vjen si një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, bisedë që është zhvilluar gjatë vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Berlin.

7 Mars 2023, 18:49 Nga F.M
Rama nxjerr pamjet nga Berlini: Forumi Ndërkombëtar i Turizmit do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Shqipëri, këtë vit do të mbahet Forumi Ndërkombëtar i Turizmit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga Panairi më i madh i Turizmit në botë ku ndodhet në Berlin. Krah pamjeve, ai shkruan se ky event do të mbahet ne Tiranë në muajin prill. Gjithçka vjen si një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, bisedë që është zhvilluar gjatë vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Berlin.

Statusi: 

Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate të dinamike operatorësh turistikë
Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm #UNëTO Zurab Pololikashvili

edi rama

Sondazh

Poll