Sport

Zidane 'futet mik’ për ndihmësin e tij Andrea Bettoni, fillon punë si trajner në Zvicër…

David Bettoni është punësuar nga Sion FC deri në fund të sezonit, pjesërisht falë një telefonate nga ish-trajneri i Real Madridit, drejtuar presidentit të klubit zviceran.

7 Mars 2023, 11:07 Nga DOSJA

ZVICER - Njeriu i besuar për Zinedine Zidane, Andrea Bettoni, ka nisur një rrugë të re si trajner, këtë herë i vetëm, në krye të një skuadre zvicerane, konkretisht Sion FC, skuadër në të cilën ai do të duhet të luftojë për mbijetesë, ndër të tjera edhe me sulmuesi italian ‘Super-Mario”.

Dhe fakti është, se ish-trajneri i ‘los blancos’ kishte të bënte shumë me caktimin e tij në klubin zviceran, pasi sipas asaj që presidenti i Sionit, Christian Constantin i tha gazetës ‘Le Matin’, ai kishte biseduar në telefon me 'Zizou' për më shumë se një orë, për ish-bashkëpunëtorin e tij të dytë.

Në fakt, sipas presidentit zviceran, ka qenë vetë Zinedine Zidane ai që e ka telefonuar për të biseduar me të për Bettoni. “Pa të nuk do të kisha mundur të bëja atë që bëra te Real Madridi”,- mësohet t’i kishte thënë francezi Constantinit.

Zidane 'futet mik’ për ndihmësin e tij Andrea Bettoni,

Megjithatë, kjo nuk është skuadra e parë me të cilën lidhet David Bettoni, pasi sipas asaj që theksojnë te L'Equipe, ai ka punuar edhe për disa skuadra franceze, si Lille apo edhe Bordeaux, skuadër në të cilën Zidane filloi karrierën e tij të papërsëritshme futbollistike.

“Do të kontribuoj me gjëra të tjera, sepse si trajner i parë kam disa ide që dua t'i zhvilloj më shumë. Një ekip sulmues që i pëlqen të komandojë lojën, gjithmonë me një ekuilibër të vazhdueshëm dhe aftësi për t'u përshtatur me problemet që mund të krijojë rivali, sepse duhet të dish se ka një kundërshtar që mund të të lëndojë,”- ka deklaruar Bettoni. Do të shohim se si do të zhvillohet ai në Zvicër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll