Bota

Aksident tragjik në Itali/ Përplasen dy avionët ushtarakë në Romë, vdesin dy pilotët

Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian.

7 Mars 2023, 14:53 Nga a.l
Aksident tragjik në Itali/ Përplasen dy avionët ushtarakë
Romë

ITALI- Një aksident i rëndë është shënuar sot në Itali. Mediat italiane raportojnë se dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës.  Nga aksidenti kanë humbur jetën dy pilotë. Dy avionët u rrëzuan në një livadh jo shumë larg via Longarina, pasi morën flakë. 

Dy pilotë kanë vdekur. Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, u përplasën dy avionë U-208 të Krahut të 60-të të Guidonia, në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore.

Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian.

aksident ne itali

Sondazh

Poll