Bota

Tërmeti apokaliptik në Turqi/ PUBLIKOHET shifra, më shumë se 100 miliardë dollarë dëme materiale

Banka Botërore vlerësoi javën e kaluar se tërmeti shkatërrues, i cili rrafshoi qytete të tëra, kishte shkaktuar dëme me vlerë më shumë se 34 miliardë dollarë në Turqi. Por Vinton tha se qeveria turke, me mbështetjen e UNDP-së, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, kishte llogaritur dëme shumë më të larta.

7 Mars 2023, 13:21 Nga a.l
Tërmeti apokaliptik në Turqi/ PUBLIKOHET shifra, më shumë se
Pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Rreth 100 miliardë dollarë është shuma e përllogaritur e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti vdekjeprurës i Turqisë muajin e kaluar. 

"Tashmë është e qartë se vetëm dëmet do të arrijnë në më shumë se 100 miliardë dollarë," u tha gazetarëve Louisa Vinton drejtuesja e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP). 

Mediat e huaja raportojnë se, Banka Botërore vlerësoi javën e kaluar se tërmeti shkatërrues, i cili rrafshoi qytete të tëra, kishte shkaktuar dëme me vlerë më shumë se 34 miliardë dollarë në Turqi. Por Vinton tha se qeveria turke, me mbështetjen e UNDP-së, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, kishte llogaritur dëme shumë më të larta. Viton tha se ky vlerësim do të jetë baza për një konferencë donatorësh për rimëkëmbjen dhe rindërtimin në Bruksel javën e ardhshme. Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi më 6 shkurt dhe pasgoditjet e tij kanë marrë më shumë se 45,000 jetë në Turqi dhe 5,000 në Sirinë fqinje.

termet ne turqi

Sondazh

Poll