Bota

'Luftë' për zonat më të pasura/ Përleshen prostitutat dhe transgjinoret në Peru, të paktën 5 viktima

Në përplasjen mes dy grupeve janë përfshirë edhe atentatorë nga grupet e armatosura venezueliane.

7 Mars 2023, 14:14 Nga a.l.
'Luftë' për zonat më të pasura/ Përleshen
Prostitutat në Peru

PERU- Një përleshje e pamëshirshme mes prostitutave dhe transeksualëve në Lima, kryeqytetin e Perusë, ka shkaktuar 5 persona të vdekur. Mediat e huaja raportojnë se shkak janë bërë zaptimi i zonave më të pasura për të punuar. 

Në përplasjen mes dy grupeve janë përfshirë edhe atentatorë nga grupet e armatosura venezueliane. Ardhja e vrasësve çoi në vdekjen e Rubyy dhe Priscillat, dy prostituta transgjinore. Është fakt se bandat e venezuelianëve të përkushtuar ndaj zhvatjes, trafikut të drogës dhe ndëshkimeve të prostitutave që refuzojnë të paguajnë para ose të mos braktisin pjesë të territorit, kanë marrë kontrollin e disa zonave të lagjeve Zepita në qytet, jirón, Cañete, Inclán dhe Chancay dhe një pjesë e rrugës Alfonso Ugarte.

Të guximshëm dhe të egër, janë edhe anëtarët e Los Gallegos, krahu i armatosur i bandës së quajtur Tren de Aragua, e cila është e specializuar në rrëmbime, zhvatje, trafikim qeniesh njerëzore dhe grabitje. Së fundmi, falënjë videoje,  policia peruane arriti të arrestojë bosin e Los Gallegos, i cili nuk ishte tjetër veçse një vajzë 19-vjeçare venezueliane e quajtur Andreína Reyes Sojo e cila punonte si prostitutë. 

prostitutat ne peru

Sondazh

Poll