Bota

Kryediplomati kroat takim me Gërvallën: Mbështesim Kosovën në rrugën evropiane

Ai gjithashtu theksoi se gjatë takimit me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

7 Mars 2023, 14:00 Nga a.l
Kryediplomati kroat takim me Gërvallën: Mbështesim Kosovën
Gordan Grliç Radman dhe Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman ka zhvilluar sot një takim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Radmanka thënë se janë të gatshëm që të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me Kosovën. Ai gjithashtu theksoi se gjatë takimit me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Diskutuam për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ministri Radman. 

Takimi në Bruksel

Në dialogun Kosovë-Serbi së fundmi ka pasur disa zhvillime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja, për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, dhe mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga BE-ja. Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll