Bota

E pazakontë në Britani/ 33-vjeçari i veshur si 'Spiderman' bën arte marciale në supermarket, sulmon punonjësit, njërit prej tyre i bie të fikët (VIDEO)

Pamjet e publikuara të postuara në internet, tregojnë “Spider-Manin” duke dhunuar me shufra metalike stafin e Asdas.

7 Mars 2023, 13:42 Nga a.l
E pazakontë në Britani/ 33-vjeçari i veshur si
'Spiderman' sulmon punonjësit në supermarketin në Britani

BRITANI- Një 33-vjeçari i identifikuar si Josh McDonald i veshur me kosutimin e 'Spiderman' ka hyrë në një supermarket dhe ka sulmuar disa punonjës. Mediat e huaja raportojnë se, McDonald goditi me shkelma dhe grushta punonjësit në supermarket, duke lënë njërin prej tyre pa ndenja në Britani.

I riu fitoi një sërë ndeshje të arteve marciale pas stërvitjes në Akademinë e Arteve Marciale Black Dragon. Ai mburrej shpesh se ishte pretendent për ‘kampionatin botëror të kikboksit Iska’ në vitin 2016 në Shtutgart të Gjermanisë. Ëndrrat e McDonald-it për të qënë një yll sportiv tani janë shkatërruar pasi ai dhe katër të tjerë pranuan përfshirjen e tyre në sulmin e dhunshëm në Asda në Clapham Junction, në jug të Londrës, një mbrëmje në korrik 2021.

Pamjet e publikuara të postuara në internet, tregojnë “Spider-Manin” duke dhunuar me shufra metalike stafin e Asdas.

 

sulm ne britani

Sondazh

Poll