Bota

Paralajmëron motra e Kim Jong Un: Jemi gati për veprim kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Kim Yo Jong nuk specifikoi se çfarë mund të bëjë Koreja e Veriut, por Pheniani ka kryer shpesh teste raketash në përgjigje të stërvitjeve ushtarake amerikano-koreane, sepse i konsideron ato një provë për një pushtim. 

7 Mars 2023, 12:19 Nga a.l
Paralajmëron motra e Kim Jong Un: Jemi gati për veprim kundër
Motra e Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT-Kim YO-Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut ka paralajmëruar se vendi i saj është gati të ndërmarrë një veprim gjithëpërfshirës kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut, një ditë pasi një avion amerikan i llojit B-52 fluturoi mbi gadishullin Korean. Mediat e huaja raportojnë se, fluturimi ishte pjesë e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake me avionët luftarakë të Koresë së Jugut dhe ushtritë e të dy vendev që po përgatiten gjithashtu të rifillojnë stërvitjet tokësore në shkallë të gjerë më vonë këtë muaj. Kim Yo Jong nuk specifikoi se çfarë mund të bëjë Koreja e Veriut, por Pheniani ka kryer shpesh teste raketash në përgjigje të stërvitjeve ushtarake amerikano-koreane, sepse i konsideron ato një provë për një pushtim. 

Ne po monitorojmë lëvizjet ushtarake të forcave amerikane dhe ushtrisë marionete të Koresë së Jugut dhe jemi vazhdimisht të gatshëm të ndërmarrim veprime të përshtatshme, të shpejta dhe gjithëpërfshirëse në çdo kohë në varësi të vlerësimit tonë”, tha Kim Yo Jong në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore.

Fluturimi i djeshëm nga një bombardues B-52 me aftësi bërthamore ishte i fundit në një seri stërvitjesh ajrore amerikano-koreane që përfshinin avionë të fuqishëm amerikanë. Koreja e Jugut ka thënë se ushtrime të tilla demonstrojnë aftësinë e aleatëve për t'iu përgjigjur me vendosmëri agresionit të mundshëm të Koresë së Jugut. Të premten e kaluar, ushtritë e Koresë së Jugut dhe ato amerikane njoftuan se do të kryejnë stërvitje të simuluara me kompjuter nga 13 deri më 23 mars dhe do të rifillojnë stërvitjet ushtarake pranverore në terren, të cilat u mbajtën për herë të fundit në 2018.

kim yo-jong

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2023, 11:32 k.m.

Zbulohet një sfinks në Egjipt

Artefakti KAJRO- Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një statujë sfinksi “me një fytyrë të buzëqeshur dhe ...