Bota

'Fëmijët qanin, gratë bërtisnin'/ I mbijetuari, rrëfen momentin nga aksidenti i trenave në Greqi: Përjetova ferrin e Dantes

Ai tha se në Paleofarsalas doli një njoftim që i informonte pasagjerët se do të bënin një ndalesë të detyruar 15 minuta për shkak të një problemi teknik. 

7 Mars 2023, 08:35 Nga a.l
'Fëmijët qanin, gratë bërtisnin'/ I mbijetuari,
Pamje nga aksidenti i trenave në Greqi

GREQI- Një i mbijetuar nga aksidenti fatal i trenave në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, Stefanos Gogakos ka treguar momentin kur treni me të cilin ai po udhëtonte shpërtheu në flakë pas përplasjes tragjike. Në një intervistë për mediat greke, Gogakos ka treguar se ishte ulur në vagonin 5. Ai tha se në Paleofarsalas doli një njoftim që i informonte pasagjerët se do të bënin një ndalesë të detyruar 15 minuta për shkak të një problemi teknik. 

"U habitëm pak por treni vazhdoi normalisht dhe arritëm në Larisa", tha ai, 

Duke folur për momentin e përplasjes së trenave, ai tha se pak minuta përpara aksidentit tragjik disa nga pasagjerët ishin në gjumë e disa duke lexuar, kur në një moment ai dëgjon një zhurmë dhe vagoni 5 filloi të dridhej në ajër. 

Mbërritëm pranë Tempes, ku disa flinin, disa lexonin, para meje kisha laptopin, dëgjojmë një zhurmë shurdhuese dhe vagoni 5 filloi të dridhej në ajër. Xhamat u thyen të gjitha dhe copat na ranë mbi kokë. Ajo që ne të gjithë thamë ishte "O Zot, ne do të vdesim". Fëmijët qanin, gratë bërtisnin, karroca mori një pjerrësi dhe të gjithë ishim në panik. “Shkuam të hapnim derën por ajo ishte e bllokuar dhe dikush na dha idenë të dilnim nga xhamat e thyer. Ne shkuam të kërcejmë por erdhën dy persona dhe na hapën derën dhe ne dolëm që andej. Njëri me këmbë të thyer, tjetri me duar, fëmijët qanin. Ne dolëm dhe u larguam nga vendi i ngjarjes dhe pamë zjarrin në tren dhe ambulancat që po vinin. Më pas erdhi policia dhe na njoftoi se do të vijnë autobusë për të na çuar në Larisa dhe na kanë regjistruar emrat dhe numrat e telefonit”, vazhdoi ai përshkrimin e tij tronditës.

Sinqerisht, nuk do të marr më tren. Më mirë të eci”, këto ishin fjalt e fundit të të mbijetuarit për rrëfimin e aksidentit tragjik mesnatën e së martës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave në greqi

Sondazh

Poll