Politike

Delegacioni i PE hoqi shpresat për qeveri tranzitore, Paloka: Protestën tjetër duhet të jemi më shumë

28 Shkurt 2019, 13:05 Nga DOSJA
Delegacioni i PE hoqi shpresat për qeveri tranzitore, Paloka:

TIRANË- Pak orë pas deklaratave të delegacionit të Parlamentit Europian, që shprehën qartë qëndrimin e tyre kundër qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, (Lexo ketu), ka ardhur reagimi edhe nga demokratët.

Edi Paloka, ish-deputet dhe nënkryetar i PD thtoë se kjo është arsyeja pse në protestën e radhës duhet të ketë më shumë pjesëmarrje.

Reagimi i Palokës:

E kuptuat… Protestën tjetër duhet të jemi edhe më të shumtë edhe më të vendosur edhe më të pregatitur.Asgjë dhe askush nuk e shpëton nga ngordhja.

Ditën e sotme, delegacioni i Parlamentit Europian zhvilloi një konferencë për shtyp ku lëshoi mesazhe të forta politike. Eurodeputetët europianë thanë se zgjedhjet e vitit 2017 ishin korrekte dhe se u monitoruan nga PE. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila, sipas tij mori përsipër protestën, por jo dhunën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve te opozites edi paloka qeveri tranzitore delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve te opozites edi paloka qeveri tranzitore

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 11:05

Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka theksuar në konferencën e delegacionit të PE-së se  janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe sipas tij kjo situatë nuk duhet të...