Politike

PE në Tiranë: Zgjidhni vetë problemet tuaja. S’ka qeveri tranzitore

28 Shkurt 2019, 13:04 Nga DOSJA
PE në Tiranë: Zgjidhni vetë problemet tuaja. S’ka qeveri

Delegacioni i Parlamentit Evropian në përfundim të vizitës një ditore në Shqipëri, gjatë së cilës takuan liderët e opozitës dhe të qeverisë, kanë mbajtur një konferencë për mediat. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje ishin Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics. Në këtë konferencë kreu i delegacionit të PE, Tunne Kelam, theksoi se nuk është zgjidhja e duhur bojkoti i Kuvendit nga opozita. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe eurodeputeti që është njeherësh dhe raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein dhe anëtari i delegacionit, eurodeputeti Kristian Preda ku bënë thirrje palëve për dialog me njëra-tjetrën.
Delegacioni i PE theksoi se qeveria është legjitime, pasi zgjedhjet e 2017 kanë qenë korrekte dhe sipas standardeve të BE, pasi janë monitoruar nga BE.

“Bojkoti për ne është i papranueshëm. Ne jemi parlamentarë dhe kemi përgjegjësitë tona. Përfundimet tona janë që zgjedhjet e fundit shkuan mirë. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija. Duhet të hapen negociatat por fillimisht duhet të negocioni me njëri tjetrin”,-tha Preda.

“Kolegët e mi që kanë vëzhuar zgjedhjet i konsideruan zgjedhjet legjitime. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë tani për tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament”, u shpreh Kelam në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit të PE-së në Tiranë.

Eurodeputetët u shprehën se ata nuk do të negociojnë me palët, pasi problemet duhet t’i zgjidhin vet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe djegia e mandateve kriza politike ne shiperi protesta e opozites delegacioni i pe djegia e mandateve kriza politike ne shiperi protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 11:05

Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka theksuar në konferencën e delegacionit të PE-së se  janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe sipas tij kjo situatë nuk duhet të...