Bota

Tensione në Jon/ Anijet ruse manovrojnë mes Kalabrisë e Korfuzit, ngrihen në qiell avionët italianë

Sipas ekspertëve, hipoteza më e besueshme është se dy anijet ruse janë në gjurmët e aeroplanmbajtëses amerikane Bush, e cila aktualisht lundron në Adriatik në brigjet e Pulias.

6 Mars 2023, 20:08 Nga a.l
Tensione në Jon/ Anijet ruse manovrojnë mes Kalabrisë e Korfuzit,
Flota Ruse

ITALI- Në brigjet e Italisë kanë zbarkuar dy anije ruse. Mediat e huaja raportojnë se mes Kalabrisë dhe ishullit të Korfuzit po zhvillohet një nga operacionet më manovruese gjatë muajve të fundit dhe shkak janë bërë tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ku kjo e fundit ka shprehur hapur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe ka shtuar masat të cilat do të dëmtojnë ekonomikisht Rusinë duke hstuar njehrezai edhe sanksionet ndaj saj. E në këtë mënyrë Rusia ka shtrirë 'tentakulat' duke rritur praninë e saj në Mesdhe, paralelisht me shtimitn e forcave detare në Detin e Zi. 

Siç raportojnë mediat italiane, satelitët tregtarë kanë zbuluar praninë e Kolës, një furnizues i ardhur ditët e fundit nga Oqeani Atlantik. Sipas ekspertëve, hipoteza më e besueshme është se dy anijet ruse janë në gjurmët e aeroplanmbajtëses amerikane Bush, e cila aktualisht lundron në Adriatik në brigjet e Pulias. Nuk është hera e parë që marina ruse e bën të ndjeshme praninë e saj në Mesdhe. Disa muaj më parë në Kanalin e Otrantos, disa anije ruse anashkaluan pikërisht ujërat që ruajnë TAP, gazsjellësin që sjell furnizim nga Azerbajxhani në Itali, të cilat zëvendësojnë ato ruse.

Ndërkohë nga aeroporti Sigonellas është nisur tashmë një P-72 i Forcave Ajrore Italiane që po monitoron situatën. Dhe nuk mbaron me kaq. Në fakt në brigjet e Siçilisë ndodhet anija Ammirgalio Kasatanov dhe cisterna Akademik Pashin. Patrulla e parë në Mesdhe për rreth 12 muaj është një nga anijet më moderne në flotën ruse. Dhe rusët nuk fshihen në det. Ata komunikojnë me bazën dhe gjithashtu dërgojnë një sinjal të qartë në NATO: ne jemi këtu në detin tuaj.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll