Bota

Ishte duke udhëtuar me të dashurën e tij/ Aksidentohet komediani Pete Davidson, 'Mercedesi' përplaset në anën e shtëpisë në 'Beverly Hills'

Pas aksidentit dyshja u shfaqën të qetë ndërsa më pas folën me hetuesit.

6 Mars 2023, 18:42 Nga a.l
Ishte duke udhëtuar me të dashurën e tij/ Aksidentohet komediani
Makina e Pete Davidson

SHBA- Komediani i njohur Pete Davdison është aksidentuar, teksa udhëtonte me të dashurën e tij Chase Sui Wonders me një automjet tip 'Mercedes' në Beverly Hills. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës ndërsa 'Mercedesi' i yllit doli nga rruga me shpejtësi të madhe ndërsa e dashura e tij ishte në automjet.

Davidson, po ngiste automjetin nëpër lagjen Flats të Beverley Hills kur Mercedes u hodh nga bordurat në zonën e pasur. Makina e tij e prishur u përplas në anën e një shtëpie në Beverly Hills. 

Pas aksidentit dyshja u shfaqën të qetë ndërsa më pas folën me hetuesit.

pete davidson chase sui wonders

Sondazh

Poll