Bota

Kompania gjermane që prodhon tanke 'Leopard' dhe 'Panther' kërkon të ndërtojë një fabrikë në Ukrainë

Ai gjithashtu tha se Ukrainës i duheshin 600 deri në 800 tanke të tjera për të fituar luftën dhe ai dëshironte të rriste prodhimin sa më shpejt të ishte e mundur. 

6 Mars 2023, 18:32 Nga a.l
Kompania gjermane që prodhon tanke 'Leopard' dhe
Tank 'Leopard 2'

GJERMANI- Një kompani gjermane e cila prodhon tanke 'Leopard' dhe 'Panther' ka kërkuar të ndërtojë një fabrikë në Ukrainë. 

"Bisedimet me qeverinë ukrainase janë premtuese dhe unë shpresoj për një vendim në dy muajt e ardhshëm," tha për gazetën Armin Papperger, CEO i Rheinmetall.

Rheinmetall prodhon një sërë armësh dhe municionesh, duke përfshirë tanket 'Leopard 2' që Gjermania më në fund ofroi t'i dërgonte në Ukrainë në fund të janarit. Tanku i tij i fundit i betejës është Panther KF51. Kompania ka selinë në Dusseldorf, Gjermani, por ka fabrika në 33 vende. Papperger tha se një fabrikë mund të ndërtohet në Ukrainë për rreth 200 milionë euro (212 milionë dollarë) dhe të prodhojë deri në 400 Pantera në vit. I pyetur nëse do të ishte e rrezikshme ngritja e një fabrike armësh në mes zonës së luftës, ai u përgjigj: "Jo, mbrojtja kundërajrore nuk do të ishte e vështirë".

Siç raportojnë mediat e huaja, Papperger besonte se Perëndimi duhej të rriste mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën. Ai gjithashtu tha se Ukrainës i duheshin 600 deri në 800 tanke të tjera për të fituar luftën dhe ai dëshironte të rriste prodhimin sa më shpejt të ishte e mundur. 

armin papperger

Sondazh

Poll