Politike

Alibeaj mbledh mbështetësit, Jorida Tabaku: Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, është e shkuara nga PD

Jorida Tabaku tha se ai është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

6 Mars 2023, 12:41 Nga l/,/
Alibeaj mbledh mbështetësit, Jorida Tabaku:  Lulzim Basha ka
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pak para takimit që po zhvillon Enkelejd Alibeaj tha se PD duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin, por Edi Ramën. Në një prononcim për mediat, para se të hynte në një mbledhje, për ish-kryedemokratin Lulzim Basha, Tabaku tha se ai është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

"S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit, i bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale  dhe të interesohemi për pozicionin që ka secili prej nesh. Si qytetarë si anëtarë e thjeshtë e PD-së do të jem gjithmonë për bashkimin e PD-së. Autorizimi për KQZ? Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, është e shkuara nga PD. Është autorizimi i datës 18 mars 2022,"-tha në fjalën e saj Tabaku. 

jorida tabaku alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll