Politike

ME FOTO- Xhelal Mziu "tradhton Berishën", i bashkohet grupit të Alibeajt, merr pjesë sot në mbledhjen e Kryesisë

Por ajo që është bie në sy është fakti që pjesë e mbledhjes është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Edhe pse ky i fundit prej kohësh, qartazi është pozicionuar kah kryedemokratit Sali Berisha, duke marrë pjesë në mbledhjet që janë zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike.

6 Mars 2023, 12:41 Nga k.m.
ME FOTO- Xhelal Mziu "tradhton Berishën", i bashkohet grupit
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha

TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vulën e Partisë Demokratike. Mbledhja e Kryesisë, aktualisht po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë, vend që është kthyer i zakonshëm për Alibeaj, në mungesë të shfrtyëzimit të selisë blu.

Por ajo që është bie në sy është fakti që pjesë e mbledhjes është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Edhe pse ky i fundit prej kohësh, qartazi është pozicionuar kah kryedemokratit Sali Berisha, duke marrë pjesë në mbledhjet që janë zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike.

ME FOTO- Xhelal Mziu "tradhton Berishën", i bashkohet grupit
Xhelal Mziu në një mbledhje të PD

Deri më tani në mbledhje kanë mbërritur deputetët Jorida Tabaku, Ramadan Likaj, Flutura Açka, Eralda Bane, Flutura Bakiu, anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi, e Endri Hasa, si edhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa. 

xhelal mziu alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll