Bota

Beteja për Bakhmutin/ Wagner kritika Moskës: Nuk po na furnizoni me municione, kjo quhet tradhëti

Muajin e kaluar, Prigozhin u ankua se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov po ndalonin furnizimet me municione për trupat e tij.

6 Mars 2023, 16:15 Nga a.l
Beteja për Bakhmutin/ Wagner kritika Moskës: Nuk po na furnizoni me
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Luftime të ashpra po zhvillohen tashmë në qytetin lindor të Ukrainësm ku Rusia disa herë ka pretenduar se është shumë pranë marrjes në kontroll të këtij qyteti me rëndësi strategjike për Rusinë. Mediat e huaja raportojnë, se së fundmi shefi i grupit ushtarak rus 'Wagner' ka deklaruar se Moska nuk po i furnizon me municione duke e konsideruar këtë neglizhencë nga ana e Moskës si 'tradhëti'.

Grupi Wagner ka dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, disa të rekrutuar direkt nga burgjet ruse dhe është bërë një pjesë kyçe e pushtimit të Moskës. Në një postim të dielën, Prigozhin tha se dokumentet ishin nënshkruar më 22 shkurt, me municion që pritej të dërgohej në Bakhmut të nesërmen. Por shumica nuk ishin dërguar, tha ai, përpara se të deklaronte se mund të ishte e qëllimshme.

Prigozhin tha se njerëzit e tij kishin frikë se ata po vendoseshin si koka turku në rast se Rusia do të humbiste luftën e saj në Ukrainë.

Nëse tërhiqemi, do të hyjmë në histori si njerëzit që bënë hapin kryesor për të humbur luftën. Dhe ky është pikërisht problemi me urinë e predhave [mungesa e municioneve]. Ky nuk është mendimi im, por i luftëtarëve të zakonshëm...”, tha ai.

Në videon e së shtunës, Prigozhin tha se vija e frontit të Rusisë do të shembet pa trupat e tij.  Muajin e kaluar, Prigozhin u ankua se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov po ndalonin furnizimet me municione për trupat e tij.

grupi wagner yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll