Bota

PSD shtron para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit: Ju i keni braktisur qytetarët

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin e qytetarëve.

6 Mars 2023, 14:20 Nga I.A
PSD shtron para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër
protesta

KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka vendosur para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin e qytetarëve. Sipas tij, këtë ekzekutivi e ka bërë dy herë.

“Siç e dini kjo Qeveri e Republikës së Kosovës e ka braktisur vullnetin qytetar dhe atë dyfish. Njëherë duke braktisur peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime të vitit 2015 dhe 2016 kundër marrëveshjeve me Serbinë, veçanërisht asaj që është për Asociacionin dhe vullnetin e dytë atë të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021”, u shpreh Molliqaj.

Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars. Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.

dardan molliqaj psd proteste ne kosove

Sondazh

Poll