Bota

Ministri i Brendshëm i RMV: Alarmet e fundit për “bomba” vijnë nga Irani dhe Rusia

Ai u shpreh se Asociacioni duhej të formohej, pasi ishte parashikuar në marrëveshjen e arritur 10 vite më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë.

6 Mars 2023, 14:34 Nga a.l
Ministri i Brendshëm i RMV: Alarmet e fundit për “bomba”
Oliver Spasovski

SHKUP- Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së Oliver Spasovski, ka folur për temën e sulmeve hibride në vend, gjegjësisht, për alarmet e rrejshme për bomba nëpër shkolla. Në një paraqitje për TV24, Spasovski tha se IP-adresat e denoncuesve të bombave çojnë në Iran dhe Rusi.

“Kemi pasur sulm hibrid intensiv nga 19 tetori e deri më sot, ku janë përfshirë më shumë se 520 objekte me alarme false. Gjëja më e rëndësishme është që Ministria dhe të gjitha shërbimet e sigurisë punonin me kapacitet të plotë. Ishte e nevojshme të veprohej sipas udhëzimeve që ishin në fuqi në atë kohë. Kemi krijuar një ekip ekspertësh nga të gjitha strukturat përkatëse dhe kemi shkëmbyer informacione dhe kemi kërkuar zgjidhje. Unë si ministër kam sjellë një udhëzim të veçantë për trajtimin e rasteve të tilla dhe me këtë udhëzim po punohet nga e premtja së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu theksoi se MPB po punon për zbulimin e autorëve.

oliver spasovski

Sondazh

Poll