Aktualitet

Sherr brenda stadiumit "Tomorri"/ S’e lejoi të futej pa biletë, konfliktohet përgjegjësi dhe 28-vjeçari, Policia merr masa

Policia bën të ditur se në ambientet e stadiumit “Tomorri”, përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar personin me inicialet S. K. që të futej në tribunë

6 Mars 2023, 09:43 Nga A.B
Sherr brenda stadiumit "Tomorri"/ S’e lejoi të futej pa
Policia

BERAT- Dy persona janë proceduar nga Policia pasi janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. Policia bën të ditur se në ambientet e stadiumit “Tomorri”, përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar personin me inicialet S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Ata të dy do të hetohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasi filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

berat

Sondazh

Poll