Aktualitet

Aksident në Maliq, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 3 persona të plagosur

Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar një makinë tip 'Volkswagen' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

6 Mars 2023, 09:21 Nga I.A
Aksident në Maliq, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 3 persona
Foto Ilustruese

MALIQ- Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në Maliq. Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar një makinë tip 'Volkswagen' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Njoftimi i Policisë: 

Maliq/Informacion paraprak Mesnatën e djeshme, në rrugën "Zvezdë-Pojan", Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll