Aktualitet

Humbi kontrollin e zetorit, mjeti përmbyset në fshatin Dumberas, ndërron jetë 60-vjeçari

Viktima, teksa ishte duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

6 Mars 2023, 08:18 Nga A.B
Humbi kontrollin e zetorit, mjeti përmbyset në fshatin Dumberas,
Zetori

GRAMSH- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Dumberas. Policia bën të ditur se personi me inicialet V.B, teksa ishte duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. 60-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

vdes 60 vjecari ne gramsh gramsh

Sondazh

Poll