Aktualitet

FOTOT/ Lamtumira e fundit për Klaudian në Larisa, studentja shqiptare nderohet me ceremonial ushtarak

Ajo kishte lindur në Larisa pasi prindërit e saj emigruan nga Shqipëria drejt Greqisë, ku kishin marrë nënshtetësinë greke.

5 Mars 2023, 22:33 Nga F.M
FOTOT/ Lamtumira e fundit për Klaudian në Larisa, studentja shqiptare
Ceremonia e Klaudia Latës

GREQI- Klaudia Lata, një nga vitkimat e tragjedisë së trenave në Greqi është përcjellë për në banesën e fundit. 21-vjeçarja është nderuar me ceremonial ushtarak pasi ajo ishte studente e Mjekësisë Ushtarake në Selanik. Ajo kishte lindur në Larisa pasi prindërit e saj emigruan nga Shqipëria drejt Greqisë, ku kishin marrë nënshtetësinë greke. Familja e saj jetonte në një fshat të Larisës dhe punonin në një dyqan mishi. Klaudia ishte një studente e shkëlqyer. Ajo la pas motrën, Xhenin dhe vëllain Elvisin.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi klaudia lata

Sondazh

Poll