“Më kanë hedhur helm në pjatë”, motra e Hutrës zbulon konfliktet e vëllait në burg
Motra e Dan Hutrës TIRANË- Motra e Dan Hutrës, personit që vrau tre grad he plagosi tre të tjera më 1 mars ka treguar se i v&...
Motra e Hutrës thotë se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre.
TIRANË- Motra e Dan Hutrës, autorit të masakrës së Pakuqanit, i cili vrau tre grad he plagosi tre të tjera thotë se i vëllai kishte në plan ta kryente dhe një krim të katërt. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, motra e Hutrës thotë se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre. Ajo shtoi se edhe më parë ai ishte betuar se donte ta vriste këtë njëri.
“Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahmen Seli është ky, ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën. Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës,”- tregoi ajo.
Si ndodhi masakra më 1 mars?
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.
Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al
Motra e Dan Hutrës TIRANË- Motra e Dan Hutrës, personit që vrau tre grad he plagosi tre të tjera më 1 mars ka treguar se i v&...
Motra e Dan Hutrës TIRANË- Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë dhe plagosjen e tre të...
Mette Frederiksen dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministrja e Danimarkës do të vizitojë nesër Shqipërinë. Në një...
Motra e Dan Hutrës TIRANË- Motra e Dan Hutrës, i cili vrau tre gra e plagosi tre të tjera thotë se i vëllai dyshonte për...
Nëna e Dan Hutrës TIRANË- Nëna e Dan Hutrës ka deklaruar se konflikti mes të birit që vrau tre gra e plagosi tre të...
Pogradec POGRADEC- Vendimi i Gjykatës që e ndau nga djali ka bërë që një 40-vjeçare të tentojë të vet&e...
Punëtor TIRANË- Shqiptarët po zëvendësohen nga indianët në sektorin e ndërtimit. 25-vjeçari Gurshern Sin tho...
Mimoza TIRANË- Rezarta është thirrur nga Mimoza në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ma...
Agroni TIRANË- Përballja mes Agronit dhe Mirelës ka kalua në përplasje verbale. I pranishëm në “Shihemi në gj...
Nikollë Lesi Nikollë Lesi jeton gjithë kohën me Kohën. Domethënë me gazetën “Koha Jonë”. Dhe kujti...