Aktualitet

Makina përplas fëmijën që kërkonte lëmoshë në ish-Kënetë

Fëmija është afruar pranë mjeteve të ndaluara në semafor që të kërkojë para prej njerëzve që ndodheshin në mjete.

5 Mars 2023, 19:16 Nga F.M
Makina përplas fëmijën që kërkonte lëmoshë
Foto Ilustruese

DURRËS- Një fëmijë që po kërkone lëmoshë në zonën e ish-kënetës në Durrës është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur këtë mbrëmje. Fëmija, vajzë 7 vjeçe, është afruar pranë mjeteve të ndaluara në semafor që të kërkojë para prej njerëzve që ndodheshin në mjete.

Por, në momentin që ka pulsuar drita jeshile e semaforit, një prej makinave nuk e ka parë dhe e ka përplasur. E mitura, ende e paidentifikuar është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit I. B., 30 vjeç është dërguar në komisariat.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll