5 Mars 2023, 16:11
Nga F.M
Emigrantët shqiptarë
BRITANI E MADHE- Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë sërish thirrje dhe ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrant të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak thotë se ka ardhur koha që të veprohet më me ashpërsi mbi klandestinët. Projektligji i ri që pritet të prezantohet nga Rishi Sunak synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrant që futen në vend përmes gomoneve.
“Emigrantët që mbërrijnë ilegalisht mund të ndalohen gjithashtu nga kërkimi i ligjeve të të drejtave të njeriut për të qëndruar këtu. Për vite të tëra, trafikantët e pamëshirshëm kanë kryer shërbimet e tyre të paligjshme nga Franca dhe kanë sjellë 46,000 persona vetëm gjatë vitit 2022,”- tha Sunak.
Suella Braverman e ka përforcuar këtë gjë duke u shprehur se asnjë emigrant i paligjshëm nuk do të qëndrojë më në Britani. Ajo thotë se do të vendosin një frenim të ri për ta dhe se çdo emigrant i paligjshëm do të kthehet në vendin e tij të origjinës që në momentin e parë që do të kapet.
“Mjaft është mjaft. Kërkesat e të gjithë emigrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përmes gomoneve do t'i konsiderojmë të papranueshme. Ata do të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur nga ku kanë ardhur ose në një vend të tretë të sigurt. Populli britanik dëshiron që kjo të zgjidhet. Kjo është arsyeja pse unë dhe kryeministri kemi punuar pa masë për të nxjerrë ligje të nevojshme dhe efektive që do ta trajtojnë këtë problem, njëherë e përgjithmonë. Nëse vini këtu ilegalisht do të ndaloheni dhe do të largoheni me shpejtësi. E vetmja rrugë për në MB do të jetë një rrugë e sigurt dhe ligjore,”- tha Braverman.
Rishi Sunak dhe Braverman do të udhëtojnë për në Paris të premten për të folur rreth krizës së emigrantëve. Gjatë muajve të fundit, ai ka qenë në bisedime intensive me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltarëve për të përpiluar një plan. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.
Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.
rishi sunak suella braverman shqiptaret ne angli
Aktualitet
5 Mars 2023, 15:36
F.M
Foto Ilustruese, grup të rinjsh
TIRANË- Çrregullimet e ankthit janë ato që i detyrojnë kryesisht të rinjtë të...
Aktualitet
5 Mars 2023, 15:32
F.M
Spitali
TIRANË- Shefave që drejtojnë 32 shwrbimet shwndetwsore nw spitalet e Qendrws spitalore Universitare u ka skaduar mandati 4-vje&ccedi...
Aktualitet
5 Mars 2023, 15:30
Porti i Durrësit
DURRËS- Kontrolle të shtuara në portin detar të Durrësit kanë sjellë ankesa nga udhëtarë...
Aktualitet
5 Mars 2023, 15:03
A.B
Ervis Martianj dhe Jeton Lami
TIRANË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit të Jeton Lamit, ish-a...
Aktualitet
5 Mars 2023, 13:15
A.B
Kamioni
VLORË- Një kamion i tonazhit të rëndë është rrëzuar në zonën e njohur si “Kuzum Banasë...
Aktualitet
5 Mars 2023, 12:58
Dosja
Muzeu
MAT- Në mjediset e Muzeut Historik në Mat u hap paraditen e së shtunës (04.03.2023) ekspozita “Qyteti im Evropian”, m...
Aktualitet
5 Mars 2023, 12:52
A.B
Pika kufitare
TIRANË- Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në kufirin greko-shqiptar, nga ...
Aktualitet
5 Mars 2023, 12:50
A.B
Parate e sekuestruara
KORÇË- Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Devollit pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e ...
Aktualitet
5 Mars 2023, 12:26
A.B
Banderola
KORÇË- Në solidarizim të viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, qytetarët e Korçës kanë...
Aktualitet
5 Mars 2023, 12:12
A.B
Shtepia
TIRANË- Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave nga Dan Hutra tronditi opinionin publik. Këto vrasje, kanë rritur rrez...